Shpërthimi në Tiranë, ja pista ku po heton policia. Flasin fqinjët e pronarit të banesës

622
Të tjera detaje zbulohen për shpërthimin e ndodhur gjatë natës në portën e një banese në rrugën ‘Shaban Bardhoshi’ në Kombinat.
Raportohet se shpërdhimi ka qenë me lëndë eksplozive dhe ndodhi në një banesë 1-katëshe në pronësi të Klaudio Ukës rreth 55 vjeç. I njohur ndryshe edhe me emrin Kujtim. Nga shpërthimi janë dëmtuar edhe 4 banesa të tjera pranë si dhe një makinë e parkuar.
Sipas fqinjëve, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 01:40 minuta dhe ishte shumë i fuqishëm.
“Shpërthimi ndodhi rreth orës 1:40 minuta dhe ishte shume i fuqishëm. Na janë dëmtuar banesat dhe thyer xhamat. Na ranë edhe pjese të tavanit nga shpërthimi. Familja Uka nuk dimë të ketë konflikte. Kujtimin e respektojmë si djalin tone. Janë njerëz të mirë”- thonë fqinjët e 55-vjecarit.
Pronari i banesës ku ndodhi shpërthimi ka në pronësi një lokal dhe një nga pistat ku po hetohet nga policia është konkurrenca për shkak të biznesit.
Sigal