Arrestohen 7 shqiptarë dhe shefi turk, ja perse u ndaluan në Elbasan

422
Sigal

Tetë persona midis të cilëve 7 shqiptarë dhe shefi i tyre turk janë arrestuar ditën e sotme në Elbasan, në bazë të një operacioni policor që kishte si qëllim goditjen e transportit të klandestinëve në vendet e BE.

Sipas policisë, kreu i grupit ishte një shtetas turk.

Grupi sipas policisë vepronte në kufirin e e gjelbër Greqi-Shqipëri dhe Shqipëri-Mali i Zi dhe merrej kryesisht për kalimin e klandestinëve që vinin nga Siria, Turqia dhe Iraku për në vendet e Bashkimit Europian.