Aksident në Kavajë, humb jetën një i ri, arrestohet shoferi. Ja emri

94
Një aksident tragjik ka ndodhur mesditën e sotme në Kavajë, ku në person ka humbur jetën.

Oficerët e policisë Kavajë kanë arrestuar në flagrancë Soren Veshaj, 28 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij është bërë pasi, në rrugën “Durrës-Rogozhinë” në vendin e quajtur “Mbikalimi Vorrezave”, duke drejtuar mjetin tip Mercedes, është përplasur në pjesën e mbrapme të mjetit tip “Iveco” me drejtues 49-vjeçarin me inicialet B. Xh., i cili kishte ndaluar në rrugën kryesore. Nga përplasja e mjeteve ka gjetur vdekjen 24-vjeçari me inicialet Xh. Xh., banues në Vlorë, pasagjer në mjetin tip “Mercedes”.

Dosja i ka kaluar Prokurorinë së Tiranës, në ngarkim të Sorel Veshajt për akuzën e “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”.