Aksident i rëndë, përplasen makinat. Vdes pasagjerja 25-vjeçare, plagoset shoferi

171

Nje aksident i rende me pasoje vdekjen e nje 25 vjecareje ka ndodhur ne afërsi të kryqëzimit Gramëz, Krujë.

Policia ben me dije se shtetasi B.G.,48 vjeç, banues në Has, duke drejtuar makinen eshte perplasur me nje mjet tjeter, ende te paidentifikuar.

Për pasojë është lënduar vet si dhe pasagjerja shtetasja V.G.,25 vjeçe, e cila ndërroi jetë në spital.

Njoftimi

Më datë 04.07.2019, rreth orës 22:10, në afërsi të kryqëzimit Gramëz, Krujë, shtetasi B.G.,48 vjeç, banues në Has, duke drejtuar automjetin e tij është përplasur me një mjet ende të paidentifikuar , për pasojë është lënduar vet si dhe pasagjerja shtetasja V.G.,25 vjeçe, e cila ndërroi jetë në Spital.

Policia po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit si dhe identifikimin e mjetit dhe kapjen e drejtuesit i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.