Policia e Fierit ka ndaluar një 41-vjeçare e cila gjatë një periudhe kohe të shkurtër akuzohet për disa vjedhje seriale. Uniformat blu kanë ndaluar Rozalina Konomin banuese në lagjen “Gafurr Muço” të Lushnjës, e cila akuzohet për veprën penale të “Vjedhjes” për më shumë se një herë.
Në njoftimin e policisë thuhet se: “Kjo shtetase akuzohet se gjatë datës 30 gusht 2015 në dyqanin e shtetases V.C ,në lagjen “Apollonia”,është vjedhur telefoni i saj celular tip “Samsung”, nga veprimet e kryera rezulton se autore është shtetasja Rozalina Konomi”
Gjithashtu Specialistët për krimet në Komisariatin e Policisë Fier akuzojnë 41-vjeçaren për vjedhje të tjera.
Uniformat blu njoftojnë se Konomi akuzohet se më datën 29 gusht 2015, tek butik “Serena” në lagjen “29 Nëndori” i ka vjedhur çantën e dorës shtetases me iniciale E.M, e cila kishte shumën brenda 5500 lekë të reja.
Materialet procedurale i kanë kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Fier për veprën penale “Vjedhje “ e kryer më shumë se një herë” parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal