“Shpejtësia si aeroplan vret jetën”/ Policia pezullon 17 patenta, lëviznin me 170 km/h

580
Sigal

Policia Rrugore ka bërë monitorim me radar e dragër në akset e rrugëve Sauk-Teg dhe Durrës – Tiranë në orët e vona të mbrëmjes për rritjen e parametrave të sigurisë në fundjavë.

Për 5 orë monitorim me radar, u pezulluan 17 leje drejtimi për shpejtësi skëterrë që varionte nga 138 deri në 170 km/h. Ndërkohë Policia ka paralajmëruar se kontrollet do të vijojnë për të ndëshkuar drejtuesit e mjeteve që rrezikojnë jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës.

“Mos shpejto të arrish aksidentin, shpejtësia si aeroplan vret jetën. Mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin se në rastin më të mirë ju pret polici në rrugë,”-shkruhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Postimi i plotë: