Temperaturat në Siçili janë aq të larta sa kërmijtë po digjen brenda guaskave

224
Sigal

Në qytetin e vogël siçilian të Floridia-s temperaturat kanë qenë aq të larta sa kërmijtë, për të cilët zona është e njohur, janë duke u “skuqur” brenda guaskave.

Temperaturat në vend kanë arritur deri në 51 gradë Celsius të mërkurën, ndërsa vala përvëluese e nxehtësisë ka përfshirë gjithë Italinë.

Për pasojë, kërmijtë janë duke u djegur brenda guaskave të tyre. Ata e kanë të pamundur që të lëvizin për shkak se trupi mund tu digjet nga toka e nxehtë.

Ndërkohë, limonët e kultivuar nga punëtorët në terren kanë nisur që të kalben.

“Është e tmerrshme për të gjithë punëtorët dhe firmat,” tha punonjësi Pignato.

“Dëmi është i tmerrshëm. Ne nuk po flasim për një ditë apo disa ditë, ne po flasim për muaj të tërë nxehtësie dhe erërash të nxehta.”

Këto temperatura ekstremisht të larta, valë e cila ka prekur Greqinë një pjesë të Ballkanit dhe pjesën Perëndimore të Amerikës së Veriut, shfaqin kërcënimin e vazhdueshëm që na vjen nga ndryshimi i klimës.