“Temperaturat në diell shkojnë mbi 40 gradë”, meteorologu: Si do të jetë moti në dyjavëshin e dytë të Gushtit

206
Sigal

Një mot me diell dhe me temperatura të larta rezervon dhe fundi i Gushtit.

Meterologu Hakil Osmani tha se temperaturat në vendin tonë do të zbresin lehtë gjatë javës së ardhshme, por ai apeloi që të gjithë qytetarët me probleme me shëndetin të shmangin daljet në oraret e pikut.

“Dyjavëshi i dytë i Gushtit pritet që të ketë temperatura të larta, por që nuk do të jenë në vlerat më të larta se 40 gradë, ka një tërheqje të lehtë të valës afrikane”, u shpreh meteorologu.

Osmani tha se nuk përjashtohet mundësia e rrebesheve të shiut, në zonat malore në mesin e javës së ardhshme.

“Gushti i këtij viti është me temperatura nga 1-2 gradë më të larta në krahasim me vitin e kaluar.

Temperaturat në hije janë 3-4 gradë më të ulëta se në diell, që mund të shkojë dhe deri në 42 gradë celsius. Nuk përjashtohen rrebeshet e shiut, por jemi ende herët për të folur për këtë”, tha Osmani.