Shkodër, 65-vjeçarja vetëplagoset me pistoletë

454
Një grua e moshës 65-vjeçare është vetëplagosur paraditen e sotme me pistoletë, brenda ambienteve të shtëpis së saj, në një pallat në lagjen “Naim Gjylbegu” të Shkodrës. Sabahete Puka ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në reanimacionin e Spitalit Rajonal të Shkodrës.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i kësaj ngjarjeje është bërë gjendja depresive në të cilën ka kaluar 65-vjeçarja, pasi në banesë i ishin paraqitur punonjësit e zyrës së përmbarimit për të sekuestruar banesën. Nipi i 65-vjeçares e kishte lënë si garanci hyrjen e pallatit në bankë dhe nuk kishte shlyer kredinë nga gjendja e vështirë ekonomike. Policia vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sigal