Shfrytëzoi një të mitur për prostitucion, 63-vjeçari shtrohet në spital psikiatrik

177
Sigal

Gjyqatari Fatmir Ndreu ka vendosur pak ditë më parë masën e sigurimit ‘shtrimi i përkohshëm në një spital psikiatrik’ për Stefan Koloin. Sipas Gjykatës, urdhërohet ky institucion ta mbajë nën mbikëqyrje të vazhdueshme këtë person për të parandaluar rrezikun e ikjes.

Stefan Koloi 63-vjec dhe oficeri i policisë Petraq Rako 64-vjec u arrestuan në nëntor të një viti më parë në fshatin Xarrë si të dyshuar për shfrytëzimin për prostitucion të një vajze të mitur 13-vjeçare. Në 21 nëntor Gjykata e Sarandës i la ata në masën “Arrest në burg”.

Në vendimin e saj gjykata mban në konsideratë akt-ekspertimin psikiatriko-ligjor që është konkluduar ndër të tjera se Stefan Koloi vuan nga sëmundje të shëndetit mendor, vuan nga çrregullim bipolar, episodi aktual maniakal me tipare psikotike e cila ka prishur ekulibrin e tij mendor.