E rëndë në Golem/ Mjeti përplas këmbësorin

615
Sigal

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Durrës- Kavajë. Mësohet se një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor tek mbikalimi i Golemit.

Nuk dihet identiteti i viktimës në aksin Durrës- Kavajë, dhe as identiteti i drejtuesit të mjetit. Policia  që ka mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Ky është aksidenti i dytë me pasojë vdekjen mëngjesin e sotëm, pas atij që ndodhi në Divjakë, ku si pasojë e përplasjes vdiq një 57-vjeçar dhe u plagos djali i tij.