Fadil Shehu/ Astrit Çerma: Presidenca ka dhënë aq shumë tituj, sa ka zhvlerësuar dhe ata që e meritojnë

752
Mbetet një ndër aktorët shqiptarë më të pëlqyer dhe pse ka vite që është jashtë skenës deh shesheve të xhirimit. Por ai është njëkohësisht dhe nj regjisor simpatik dhe pse në intervista nuk e nxjerr në pah këtë veçori të tretë. Vite të tëra në SHBA (17 vjet), ai ndjek me vëmendje të madhe zhvillimet në atdhe, duke qenë dhe një opozitar i sertë por i vërtetë i të gjitha qeverive shqiptare psotkomunsite me shkrimet dhe intervistat e ekuilibruara. 
Prej më se 15 vjetësh jetoni në Amerikë, ku keni ndërruar disa shtete. Ku jetoni aktualisht.? 
Familjarisht kam ardhur në Amerikë para 17 vjetësh. Fillimsht në qytetin Paterson,të shtetit të NjuXhersit. Pas një viti,shkuam në Los Anxhelos, të shtetit të Kalifornisë,dhe pas një viti,duke mos gjetur punë dhe mundësi për tu stabilizuar atje, erdhëm këtu, ku jetojmë tani në Pebody, të shtetit të Masaçusta, një qytet i vogël pranë Bostonit. 
Ju kujtohet dita e parë e mbërritjes suaj në këtë vend,dhe çfarë ju impresionoi më shumë? 
Dita e parë? Ishte menatë. Një aeroport gjigand. As morëm vesh ku hymë dhe nga dolëm. Ajo që na la shumë mbresë ishte pritja në aeroport nga punonjësit e tij. Na shoqëruan kudo ku duhet të paraqiteshim dhe na ndihmuan për të gjitha “detyrimet” zyrtare, sepse asnjë nga ne nuk fliste anglisht. 
….
Të plotë shkrimin mund ta lexoni në numrin e sotëm të Gazetës Telegraf…
Sigal