Rrëzimi i avionit, Kremlini: Të gjitha teoritë janë spekulime

504
Të gjitha teoritë në lidhje me shkakun e rrëzimit të avionit rus me 224 pasagjerë në bord në Sinai të Egjiptit janë spekulime.
Kështu ka deklaruar Kremlini nëpërmejt zëdhënësit Dmitri Peskov, i cili tha se asnjë version nuk është zyrtar sa kohë hetimet nuk kanë përfunduar.
Deklarata e Peskov erdhi pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe deklaruan se avioni rus ka shumë mundësi të ketë shpërthyer si pasojë e një bombe të vendosur brenda tij.
Airbus 321, me destiancion Shën Petersburgun u rrëzua vetëm 23 minuta pas ngritjes nga aeroporti i Sharm el-Sheikh të shtunën e kaluar.
Sot është mbajtur edhe funerali i parë. Nina Lushchenko, 60 vjeç, mësuese, u varros në Veliky Novgorod, në jug të Shën Petersburgut.
Ndërkohë rusët në qytetin e dytë më të madh në vend vijonë të mbajnë homazhe me qirinj dhe lule në nder të viktimave të aksidentit.
Shënime, mesazhe të shkurtra, ngushëllime dhe mbi të gjitha pyetje rreth tragjedisë janë vendosur në memorialin e improvizuar ku shihen edhe foto të viktimave.
Teksa e shohin të padrejtë atë që ndodhi, rusët kërkojnë përgjigje dhe hetime të plota mbi atë që ndodhi me avionin.
Sigal