Presidenti Meta flet hapur për Cakajn: Mirë që nuk e shkarkuan… e jo më të bëhej Ministër

175

Presidenti Ilir Meta e ka bërë të qartë se vendimi i tij për mosdekretimin e Genti Cakajt si Ministër i Jashtëm është plotësisht brenda kuadrit Kushtetues.

I ftuar në emisionin Opinion, Meta u shpreh madje se ai nuk duhej të qëndronte as në postin e zv.Ministrit, e jo më të bëhej kryediplomati i Shqipërisë. Presidenti është shprehur se Cakaj ka shkelur hapur ligjin në lidhje me mospasjen e çertifikatës së sigurisë.

Gazetari: Ia keni dhënë ju vërejtjet tuaja zotit Rama? Si ka reaguar?

Presidenti Meta: Po, ia kam thënë. Ia kam bërë të qarta arsyet se përse këtë person të propozuar prej tij, për të cilin ai kishte vlerësim shumë të lartë, nuk mundem t’ia besoja detyrën e ministrit të Jashtëm.

Gazetari: Përse? A mund ta thoni sot?

Presidenti Meta: Për të gjitha ato arsye që janë publike dhe të cilat janë tërësisht të mjaftueshme.

Gazetari: Përse janë të mjaftueshme, zoti Meta?

Presidenti Meta: Për një njeri që shkel ligjin: gjashtë muaj zëvendësministër, nuk merr çertifikatat e sigurisë, nuk mund ta kuptoj dot se si mund të promovohet! Mirë që nuk shkarkohet… E ka pasur detyrim ai këtë gjë dhe e ka detyrë çdo zëvendësministër i Jashtëm që të pajiset me këto çertifikata të sigurisë. E ka pasur edhe pjesë të punës së tij, sepse e ka pasur pjesë të punës së tij me Bashkimin Europian. Kështu që kjo nuk ka asnjë justifikim. Kush përpiqet të justifikojë këtë ndjenjë të mungesës së përgjegjësisë në zbatimin e ligjeve dhe të detyrimeve të një zyrtari të lartë, pastaj