Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi, firmos Ligjin për gjuhët

536
Sigal

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferri, ka firmosur Ligjin për gjuhët. Ligji me firmën e Xhaferit dërgohet në Gazetën Zyrtare dhe  pas shpalljes atje menjëherë hyn në fuqi.

Informacionin e kanë konfirmuar për Alsat nga Gazeta Zyrtare dhe nga Kuvendi. Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi sot në orët e pasdites ka dërguar Ligjin në Gazetën Zyrtare. Para pak minutave Xhaferi këtë e ka konfirmuar edhe në profilin e tij në Facebook.