Partia e ushtarakëve, gati për të mbrojtur të drejtat. Qeveria të marrë masa për Aktin!

    434
    Sigal

    Intervista/Flet Petraq Proko, Kryetari i Shoqatës së Ushtarakëve për Durrësin, për padrejtësitë që po u bëhen

    Kategoria e ushtarakëve është e pakënaqur me trajtimet që po u bëhen nga qeveria dhe me pensionin që ato marrin nga dalja në pension të parakohshëm. Një shqetësim të tillë që ka të bëjë me paratë që po merrnin sot ushtarakët e ka ngritur edhe kryetari i Shoqatës së Ushtarakëve për Durrësin Petraq Proko, në një intervistë për “Telegraf”. Ai ka sqaruar se, ushtarakët nuk po marrin atë që meritojnë dhe një padrejtësi e madhe që po u bëhet është zbatimi i Aktit Normativ.

    -Zoti Proko, si e shikoni trajtimin që po u bën qeveria ushtarakëve në ditët e sotme?

    -Qeveria e Sali Berishës e ka pasur mendimin që ushtarakët nuk i kanë shërbyer ndonjëherë vendit. Sa herë që Gjykata Kushtetuese, ka vendosur që ne të marrim statusin e vitit 2004, ai ka nxjerrë një Akt Normativ në kundërshtim me vendimet. Nga njëra anë thotë që janë të padiskutueshme vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe gjykatave të tjera dhe nga ana tjetër nxjerr gjithmonë akte normative në kundërshtim edhe me Kushtetutën që thotë një Akt Normativ nxirret në raste emergjente. I kërkoj Sali Berishës, që brenda kësaj kohe që ka, t’i bashkojë të gjitha ligjet dhe të nxjerrë amendamentin e fundit që të gjithë oficerët që kanë dalë nga viti 1992-1998, në lirim edhe të tjerë pas kësaj. Por ne veçanti këto që janë oficerë që janë diskriminuar. Së dyti, oficerëve që janë në shërbim të parakohshëm u është bërë padrejtësi e madhe në  Aktin Normativ që është nxjerrë ato nga tetëmbëdhjetë mijë lekë që merrnin, sot marrin trembëdhjetëmijë lekë, por u është hequr pesë mijë lekë në kundërshtime edhe kjo me vendim të Gjykatës Kushtetuese, i cili thotë se nëse nga rillogaritja del më shumë atëherë nuk u duhet hequr kjo masë. Por ato lekë u janë hequr në kundërshtim dhe shumë nga ne po i marrim lekët me vendime gjykatash. Por përsëri nuk ndalet me kaq ajo që po u bën kryeministri ushtarakëve. Pasi përsëri ai nxori një vendim që përmbaruesi të mos zbatojnë vendimet e gjykatave. Kjo është një kalvar i gjatë. Ky është diskriminim. Në kërkojmë të merren masa menjëherë.

    -Çfarë masash doni ju realisht që të merren menjëherë?

    -Ne duam që qeveria e Sali Berishës të planifikojë në buxhet pjesë edhe për ushtarakët. Unë nuk kam dëgjuar që ai të ketë planifikuar ndonjë gjë në prezantimin e buxhetit që ai ka bërë në Parlament.

    -Çfarë përpjekjesh po bëni për heqjen e Aktit Normativ, ju si Shoqatë e Ushtarakëve?

    -Të gjitha ato akte normative janë në kundërshtim me vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Problem është që jo vetëm të hiqen, por edhe të zbatojë statusin e vitit 2004, për të cilin ai ka ngritur dhe ka qënë parlamenti që në mënyrë konsensuale ranë dakord që statusi të votohet që statusi të votohet. Statusi është ligj për ne, por ai nuk e zbaton. Madje i la oficerët me dymbëdhjetë mijë lekë sot, nga tetëmbëdhjetë mijë lekë që merrnin. A ka mundësi që një oficer që ka qenë komandant brigade dhe një tjetër që ka qenë komandant divizioni të marrin një pension katërmbëdhjetë mijë lekë në muaj. S’është normale, pasi kryeministri u ka thënë përmbaruesve që mos zbatoni vendimin e gjykatave. U ka shijuar me shkrim përmbaruesve privatë që mos të zbatojnë vendimet e gjykatave. Sepse gjykata vendos që unë t’i marr këto, ndërsa përmbaruesi nuk e zbaton vendimin. E çfarë shteti ligjor është këtu, nuk është shtet ligjor.

    -Si po ecin përgatitjet për krijimin e partisë së ushtarakëve dhe sa mendoni se do të mbrojë interesat tuaja kjo parti?

    -Ne jemi në këtë drejtim, për arsye se të drejta tona asnjë nuk i ka mbrojtur. Unë personalisht jam për këtë gjë. Ne do mblidhemi, do shikojmë do studiojmë dhe jemi drejt asaj.