Nis hipotekimi i pasurive të paluajtshme për zonën Bregu i Lumit

    441
    Sigal

    Afishimi Publik i Regjistrimit Fillestar të Pasurive të Paluajtshme do të vazhdojë për 45 ditë

     Në vijim të ndërtimit të Sistemit të Ri të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZQRPP) njofton se ka filluar Afishimi Publik i Regjistrimit Fillestar të Pasurive të Paluajtshme për Zonën Kadastrale Nr. 8330, të qytetit të Tiranës. Ky afishim bëhet në territorin e Zonës Kadastrale Nr. 8330, në adresën, Rruga “ALBANOPOLI”. Periudha e Afishimit Publik do të vazhdojë 45 ditë kalendarike. Të gjitha subjektet private dhe shtetërore që kanë të drejta pronësie, ose të drejta të tjera reale mbi pasuritë e paluajtshme në Zonën Kadastrale Nr. 8330, janë të ftuar të verifikojnë Regjistrimin Fillestar të pasurive të tyre. Në këtë fazë të këtij procesi, është e rëndësishme bashkëpunimi i ngushtë i të gjithë personave, që kanë të drejtë mbi pasurinë, me ekspertët, duke verifikuar të dhënat në listat e afishuara. Në rast se gjatë kësaj faze konstatohen mangësi në informacionin e afishuar, atëherë pronari, si dhe personat që kanë interesa të tjera mbi pasurinë, duhet të bëjë plotësimet e nevojshme dhe t’i paraqesë vetë ato, brenda afatit të afishimit publik, në ambientin e afishimit, pranë specialistëve të ngarkuar me këtë detyrë te Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë. Të gjitha pretendimet do të shqyrtohen dhe do të paraqiten në listat e afishuara brenda periudhës së Afishimit Publik. Procesi i Regjistrimit Fillestar është falas për të gjithë pronarët dhe personat që kanë të drejta mbi pasuritë e paluajtshme.

     

    Nr.

    ZVRPP

    Numri i  Z. K.

    Vendi i Afishimi Publik

    (Adresa)

    Fillimi

    i Afishimit Publik

    Përfundimi

    i Afishimit Publik

    Orari

    Tel. Kontaktit

    1.

    TIRANË

    8330

    Rruga “ALBANOPOLI”

    (Përbri Organizatës SNV), Tiranë

      03 Shtator 2012

    17 Tetor 2012

    E Hene – Premte 10.00 – 14.00

    dhe 17.00 – 19.00

    E Shtune – E Diel 10.00 – 15.00

    0673007751