Këshilla mjekësore për të zvogëluar dhimbjet në qafë

    146

    Sipas studimit të bërë nga Asociacioni Osteopatik
    Amerikan , dhimbja e qafës ishte e treta në listën e dhimbjeve më të
    shpeshta.

    Edhe
    pse gjysma e të anketuarve pranuan se kanë dhimbje ata thanë se nuk kërkojnë
    ndihmë profesionale.

    Flini me shall rreth qafës: Më
    shumë se 80% e nxehtësisë së trupit vjen nga kontraktimet muskulore. Kur kemi
    të ftohtë muskujt tkurren që të prodhojnë nxehtësi. Qafa gjatë natës është
    e ekspozuar sidomos kur mbuloheni me batanije. Nëse mbani shall, atëherë
    nuk do të ndjeni dhembje dhe do të ndiheni të relaksuar.

    Ushtrimet fizike: Në një
    studim të bërë në Dublin është gjetur se njerëzit të cilët vuajnë nga dhimbjet
    e qafës që bëjnë ushtrime të quajtura “pilates” ankohen më pak. Pra, edhe kjo
    mënyrë pakëson dhimbjet e qafës.

    Përdorni barëra sa më
    natyrale: 
    Personat që vuajnë
    nga dhimbjet kronike kanë nevojë të përdorin qetësues, kështu që ata duhet të
    kenë përbërje sa më natyrale. Rekomandohet edhe pirja e çajit të gjelbër.

    Bëni masazhe që zgjasin një orë: Njerëzit që vuajnë nga dhimbjet kronike të qafës janë
    testuar dhe është vërejtur se ata ndihen më mirë pasi kanë bërë një orë masazh
    sesa vetëm gjysmë ore.