Ja datat e provimeve të vjeshtës për gjimnazistët

    386
    Ministria e Arsimit publikoi sot datat e aplikimeve për provimet e maturës shtetërore të vjeshtës, si dhe për plotësimin e formularit A1Z.
    Në provimet e Maturës Shtetërore 2015, sesioni i dytë, kanë të drejtë të marrin pjesë maturantët/kandidatët që:
    a) Rezultuan mbetës në një ose më shumë provime të Maturës Shtetërore, në sesionin e parë (nuk ka nevojë të plotësojë Formularin A1Z pasi figuron në sistem);
    b) Rezultuan mbetës klase në vitin shkollor 2014-2015, dhe kanë shlyer provimet shkollore në datat 20 deri 23 gusht 2015 (nuk ka nevojë të plotësojë Formularin A1Z pasi figuron në sistem);
    c) Kanë përfunduar shkollën e mesme para viti 2015, por nuk kanë shlyer detyrimet e Maturës Shtetërore, dhe për arsye të ndryshme nuk kanë plotësuar formularin A1Z (në këtë rast kandidatët duhet të plotësojnë Formularin A1Z pranë DAR/ZA-ve);
    d) Kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë vendit dhe kanë njehsuar dokumentet shkollore në MAS (në këtë rast kandidatët duhet të plotësojnë Formularin A1Z pranë DAR/ZA-ve ose shkollës që i cakton DAR/ZA, e vendbanimit).
    Procedura e regjistrimit dhe dhënies së provimeve për sesionin e dytë do të jetë si më poshtë:
    Nga data 26-30 gusht 2015, të gjithë kandidatët që për arsye të ndryshme nuk kanë aplikuar për provimet e maturës 2015, do të plotësojnë online Formularin A1Z pranë DAR/ZA-ve.
    Datat e zhvillimit të provimeve të Maturës Shtetërore, të sesionit të dytë janë:
    01 shtator 2015 Gjuhë e huaj
    03 shtator 2015 Gjuhë shqipe dhe letërsi
    07 shtator 2015 Matematikë
    11 shtator 2015 Lëndët me zgjedhje
    Shifrat për provimet e arsimit bazë janë:
    Gjuhë e huaj (anglisht, frëngjisht, italisht dhe gjermanisht): 1661
    Gjuhë shqipe: 2107 (29 gusht)
    Matematikë: 2887 (31 gusht)
    Sigal