INSTAT: Shqiptarët po lindin më pak e vdesin më shumë

    388
    “Raporti i fundit i INSTAT tregon se ka rënë ndjeshëm numri i lindjeve. Për 1000 banorë llogariten mesatarisht 12 lindje. Rënie kanë shënuar edhe martesat me 6.5%. ndërsa vdekjet kanë shënuar rritje me 1.9%. Lindjet në Shqipëri po bien në nivele shqetësuese. Sipas raporti të fundit të INSTAT, për 1000 banorë llogariten mesatarisht 12 lindje.
    Në qytet e mëdha si Tirana e Durrësi, ka rënie, ndërsa në Kukës dhe në Dibër shënohet e kundërta; lindjet kanë pësuar rritje. Në qarkun e Kukësit ka 15 lindje për 1000 banorë dhë në Dibër mesatarisht ka 14 lindje për 1000 banorë. Një tjetër e dhënë e INSTAT tregon se Gjirokastra ka shënuar rënie drastike të lindjeve, mesatarisht 9 lindje për 1000 banorë. Rënie kanë shënuar edhe martesat. INSTAT raporton se në gjendjen civile në 2014 janë celebruar 23.000 çifte. Krahasuar me 2013 martesat kanë pësuar një rënie prej 6.5%.
    Ndrsyshe nga lindjet dhe martesat që shënojnë rënie, vdjekjet në 2014 kanë pësuar rritje. Ka patur 21.000 të vdekur 2014, 1.9% më shumë se 2013 dhe 2.7% më shumë se 2010. Norma bruto e vdekjeve në shqipëri llogaritet 7 vdekje për 1000 banorë. Shkak të mortalitetin janë aksidentet, sëmundjet kardio vaskulare, turmorale por edhe plakja.
    Sigal