Aksioni tatimor në Burrel/ Tregtarët e tregut industrial në protestë

505
Dhjetra tregtarë të tregut industrial në qytetin e Burrelit, kanë protestuar ndaj aksionit anti-informalitetit. Pasi janë përballur me grupet e tatimorëve që kanë shkuar për kontroll në treg, tregtarët kanë ulur qepenat dhe i janë drejtuar Bashkisë së Matit ku dhe janë takuar me Drejtorin e Drejtorise Rajonale të Tatimeve Dibër, Dionis Imeraj dhe kryetarin e Bashkisë, Nezir Rizvani. Tregtarët shprehen se e kanë të pamundur për t’u pajisur me kasë fiskale pasi janë tregtarë që lëvizin nëpër rrethe dhe nuk kanë një vend të përhershëm.
Sigal