Nuse e vjehërr denoncojnë njëra tjetrën për dhunë

445
Nuse e vjehërr ngrenë dorë mbi njëra tjetrën dhe që të dyja kërkojnë ndihmë në polici. Një denoncim i dyfishtë për dhunë në familje ka ndodhur në policinë e Durrësit ditën e djeshme. 73- vjeçarja Q.X., ka thënë para uniformave blu se nusja e djalit të saj e rrihte vazhdimisht, përveçse ushtronte dhunë psikologjike.
Por në distancë vetëm prej pak minutash, një tjetër denoncim ka ardhur nga nusja e të moshuarës 48- vjeçarja E.X., banuese në Durrës. Gruaja ka thënë të kundërtën e së moshuarës, duke deklaruar se ishte nëna e burrit të saj ajo që e ka rrahur dhe se situata e konflikteve mes tyre vijonte prej kohësh. Ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e arsyeve të konflikteve, ndaj dy grave u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Sigal