Fadil Kepi: Pensioni për farmacistët, mësuesit, minatorët e nëntokës, emigrantët dhe të përndjekurit

    363
    Sigal

    Specialisti Fadil Kepi sqaron: Kushtet për të përfituar pension të plotë, të reduktuar familjar dhe invaliditeti

    Pyetje

    Një farmaciste nga Durrësi shkruan: Më 31 dhjetor 2014 plotësova moshën 60 vjeçe dhe kam gjithsej 35 vjet punë të siguruara. Jam e licencuar, kam dëshirë të vazhdoj punën dhe të paguaj kontributet e sigurimeve shoqërore. Meqenëse më 1.1.2015, hyri në fuqi Ligji i ri i Sigurimeve Shoqërore, pyes, me cilin ligj dal në pension; me ligjin e vjetër, apo me ligjin e ri?

    Përgjigje

    Ju dilni në pension të plotë me Ligjin që ishte në fuqi me Nr.7703, datë 11.5.1993, edhe po të vazhdoni punën gjatë këtij viti, por për çdo muaj që do të punoni mbi 60 vjeçe e 35 vjet punë, mbështetur në Nenin 33 të ligjit të mësipërm do të merrni 4 % shtesë pensioni për çdo vit pune, baras me 1 % në çdo tremujor. Vetëm femrat që plotësojnë moshën e pensionit 60 vjeçe dhe meshkujt 65 vjeç nga data 1 janar i këtij viti e në vazhdim, do të dalin në pension sipas Ligjit të ri të Pensioneve.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf