E rëndë në Sarandë/ Ndërron jetë sa del nga deti pjesëtari i Maratonës Kombëtare të notit.

133

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë para pak minutash.  Bëhet e ditur se  një nga pjesëtarët e Maratonës Kombëtare të Notit të grupmoshave 10-80 vjeç ka ndërruar jetë.

Mark Ademi, 72 vjeç nga Lezha ka përfunduar garën e tij në 500 metra dhe sapo ka dalë në breg është ndier keq.

Në vend ka mbërritur ambulanca dhe e ka transportuar në spital por ka qenë tepër vonë për garuesin nga Lezha, i cili ka ndërruar jetë