Drita Ademi/ E heshtur e huaj

    125

    Jam një pasardhëse e heshtur

    Në mes të dy qiejve,

    Si hëna në errësirën e natës

    E humbur e kaluar…

    Jam nisur të vij,

    Natyrisht të kthehem,

    Gjethet bien…

    Pa shifra,

    pa kode të dheut

    Afër trungut të tyre

    Ato, treten lirshëm.

    Jam vetëm një qenie e heshtur

    Në mes të dy hapësirave

    Si nëna në përditësitë e jetës

    E malluar e hutuar…

    Jam nisur natyrisht…!

    Do të kthehem,

    Që ju të besoni,

    të kuptoni

    Se çfarë do të thotë

    Të bëhesh shifër me kodin: E huaj!

    …!