Dogana e Fierit bllokon 108 goma kontrabandë, në kamion nga Greqia

751
Sigal

108 goma kontrabande janë bllokuar nga dogane e Fierit. Nga kontrolli në kamionin me targa AA 320 EL të drejtuar nga Artur Veliaj, janë zbuluar goma autoveturash të përdorura, të padeklaruara më parë nga subjekti në doganë.

Gomat e përdorura janë të ndaluara me ligj të hyjnë në territorin shqiptar dhe si të tilla konsiderohen mall kontrabandë. Ky kamion i cili transportonte gomat, në ngarkesë kishte pajisje elektro-shtëpiake të përdorura, me qëllimin e transferimit të banimit.

Kamioni me targat AA 320 EL vinte nga Greqia dhe kishte hyrë transit ditën e sotme nga Dega Doganore e Kakavijës, për tu zhdoganuar më pas në Doganën e Fierit.

Menjëherë pasi janë zbuluar gomat e përdorura kontrabandë në mjet, Autoritetet Doganore kanë kryer veprimet përkatëse duke sekuestruar mallin kontrabandë dhe duke nisur procedurat për vendosjen e penalitetit përkatës për drejtuesin e kamionit Artur Veliaj.