Lunaçek: Emigrimi i njerëzve ta zgjojë nga gjumi qeverinë e Kosovës

413
Sigal

PRISHTINË – Ulrike Lunaçek, nënkryetare e Parlamentit Evropian, pas votimit të raportit për Kosovën në Komisionin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, u shpreh e kënaqur për faktin se edhe kësaj radhe shumica e deputetëve përsëritën thirrjen për 5 vendet e BE-së që ta njohin Kosovën.

Sipas saj “ndikimi pozitiv i BE-së në Kosovë është dëmtuar dukshëm për shkak të mungesës së unitetit”.

Lunaçek quajti gjithashtu si “situatë frustruese” faktin se vetëm kosovarët duhet të kenë viza për të udhëtuar në BE dhe i bëri thirrje Prishtinës dhe BE-së që të jenë më aktivë në realizimin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Në një intervistë për ‘Koha Ditore”, Lunaçek flet për pjesët kryesore të raportit dhe për disa nga zhvillimet më të rëndësishme në Kosovë, përfshirë edhe migrimin e madh kohëve të fundit, skandalin ndaj dyshimeve për korrupsion në misionin e EULEX-it dhe për debatet rreth krijimit të Gjykatës Speciale, për të cilën edhe Parlamenti Europian bën thirrje që të formohet sa më shpejt.