AUSTRALI/ Si jepet viza austaliane për studentët dhe bashkim familjar nga Shqipëria

    4220
    Sigal

    Ku jepet viza për studime dhe bashkim familjar, rregullat, afatet, ndjekja

     Zyra përgjegjëse për aplikimet për vizë australiane të shqiptarëve nga Shqipëria dhe Kosova, është Ambasada Australiane në Athinë. Adresa: Ndërtesa THON, Kryqëzimi Kifisias dhe Aleksandras, Ambelokipi. Kutia Postare 14070, Athinë, Greqi 11510. Telefon 30 210 870 4000 (Ambasada), Fax 30 210 870 4125 (Zyra e Emigracionit). Adresë e-mail: [email protected]

    Lista e dokumenteve që kërkohen:
    Të gjithë aplikantët për vizë australiane pwr studime dhe të emigrantit të kualifikuar, duhet të paraqesin këto dokumente, ose aplikimi do të kthehet si i paplotësuar.
    -Aplikanti duhet të plotësojë në mënyrë korrekte formatin 47SK “Aplikimi për migracion të kualifikuar në Australi”
    -Të paguajë kuotën e tarifës së aplikimit në dollarë australianë, sipas mënyrës së përcaktuar në format, (kurrë në para kesh)
    -Certifikatë e plotë e lindjes dhe të dhënat për personat e tjerë të përfshirë në aplikim, nëse ka.
    -Dokumentacion për vlerësimin e aftësive nga autoriteti i pranimit të aplikimit.
    -Adresën e plotë ku jetoni dhe ku keni parashikuar të jetoni në vazhdi gjatë kohës së procesimit të aplikimit.
    -Aplikimin fillestar që i keni dërguar adresës ASPC, GPO Box 1638, Adelaide SA 5001.

    Të tjera
    -Duhet të përcaktoni qartë profesionin tuaj, siç specifikohet në listën e profesioneve të kualifikuara SOL.
    -Për të gjithë familjarët tuaj, nëse janë në listën e emigrimit ose jo, duhet të paraqisni 4 foto pasaporte të kohëve të fundit, ndërsa identiteti dhe ditëlindja e secilit të jetë e printuar pas fotos.
    -Aplikanti duhet të paraqesë fotokopje të noterizuara të faqeve të pasaportës së tij, që janë të përdorura, (që kanë viza të tjera, shënime etj).
    -Aplikanti duhet të paraqesë dokumente që vërtetojnë përvojën e punës.
    Aplikanti duhet të përfshijë në dokumentacion, evidenca të njohurisë së anglishtes.
    -Nëse posedohet testi IELTS, pranohet vetëm dokumenti origjinal.
    -Aplikanti që synon të plotësojë testing e pikëve, të përfshijë një kopje të çdo liçensë pune apo anëtarësie në organizata ekonomike që posedon.
    -Aplikanti duhet të plotësojë formatin 80, “të dhëna personale për karakterin”, dhe të përfshijë detaje të adresave të tij të banimit për 10 vitet e fundit.
    -Çdo person i familjes i varur nga ju, bashkëshorti(ja) apo fëmijët mbi 18 vjeç, nëse emigrojnë me ju ose jo, duhet të plotësojnë formatin 47A, “Detaje për fëmijën ose familjar tjetër mbi 18 vjeç”. Formatet e përmendura gjenden në sajtin e DIMIA.
    -Nëse bashkëshorti(ja) nuk emigron bashkë me ju, detaje pse është marrë ky vendim dhe nëse synon të emigrojë pas jush në vend.
    -Nëse personat e përmendur gjatë gjithë aplikimit tuaj janë të martuar, duhet një çertifikatë e martesës së tij/saj, dhe kjo kërkesë vlen edhe në rastet e divorcit, vdekjes së partnerit etj.

    Lista e Panelit të Mjekëve
    Ku bëhet kontrolli mjekësor për vizë australiane
    Siç e kemi theksuar në numrat e mëparshëm, vizitat e kualifikuara mjekësore janë të domosdoshme, gjata aplikimit të të interesuarve për vizë emigrimi në Australi. Këto vizita përfshijnë një sërë testesh nga të cilat aplikantët duhet të dalin me sukses. Që rezultatet e kontrollit mjekësor, të cilat i bashkëngjiten dosjes me dokumentat e tjera të aplikimit për vizë, të njihen zyrtarisht nga autoriteti australian i emigracionit, vizitat mjekësore duhen kryer tek një kategori e caktuar mjekësh, të akredituar në Panelin e Mjekëve, ose ndryshe lista e specialistëve të mjekësisë të njohur nga autoritetet australiane. Siç e kemi theksuar, në ekzaminimet mjekësore, përfshihen kontrolli i përgjithshëm, rrezet x (për mushkëritë), dhe teste të tjera, (sytë, veshët). Refuzimi i vizës është i sigurtë në rastin e tuberkulozit, ose për ato sëmundje ku autoritetet mendojnë se trajtimi në Australi do të jetë i kushtueshëm apo jashtë mundësive të sponsorit. Dalja pozitiv me testin HIV, nuk nënkupton përjashtim automatik. Për më shumë informacione, aplikantët mund të drejtohen tek mjekët e akredituar. Për shqiptarët e interesuar për procedurat e vizës australiane, po japim sot listën e emrave dhe adresat e mjekëve nga Paneli i Mjekëve, në Shqipëri, Kosovë dhe Greqi, ku ata mund të drejtohen në varësi të vendndodhjes së tyre. Kjo listë njihet nga ambasada australiane në Athinë.
    Ku duhet të adresohen shqiptarët
    Aplikimet për viza të përhershme australiane, me përjashtim të disa kategorive që do t’i përmendim hollësisht më poshtë, bëhen në ambasadën australiane në Athinë. Në këtë mision diplomatik, përpunohen dokumentacionet e aplikimit për shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës, ashtu si dhe për qytetarët e Greqisë, Bullgarisë, Italisë, San Marinos, Maltës dhe qytetit të Vatikanit. Pra dosja e aplikimit dorëzohet këtu, përpunohet dhe po prej kësaj zyre merret edhe përgjigja përfundimtare.
    Ndërkaq, theksojmë se:
    -Aplikimet për vizat e emigracionit të kualifikuar, depozitohen me postë dhe procesohen në Adelaide Skilled Processing Centre, qendra e procesimit të kualifikuar në qytetin australian Adelaide.
    -Aplikimet për vizë biznesi depozitohen dhe procesohen në Perth Business Skills Processing Centre.
    -Aplikimet për vizat e kategorive “emigracioni i prindërve” dhe “emigracioni i prindërve kontribues”, të sqaruara edhe në numrat e kaluar, depozitohen dhe procesohen në Perth Offshore Parents Centre.
    -Aplikimet për vizë të përkohshmë nga Greqia, Shqipëria dhe për shqiptarët e Kosovës, si dhe Bullgaria, përpunohen në ambasadën australiane në Athinë
    -Aplikimet për Programin Special të vizave, (ku hyjnë edhe vizat për talentet e veçanta), dorëzohen në Hobart Special Program Processing Centre, pra qendra e procesimit të këtyre lloj vizave në qytetin australian Hobart.
    Si bëhet pagesa
    Ambasada australiane në Athinë njofton se për qytetarët shqiptarë, pagesa e taksës së aplikimit bëhet përmes llogarisë bamkare në euro. Shuma derdhet në bankë, për llogari të kësaj ambasade, (Australian Embassy, Athens, Greece), me kushtin që kjo bankë me degë në Shqipëri, të ketë selinë e saj kryesore në Athinë. Kujdes: Autoritetet australiane të emigracionit dhe zyrat e tyre nëpër ambasada, nuk pranojnë në asnjë mënyrë dërgimin e parave mes postës, kesh etj. Nga ana tjetër, tarifat e aplikimit për vizë mund të paguhen në çdo zyrë të Departamentit të Emigracionit, Çështjeve multikulturore dhe Indigjene në Australi, DIMIA, nga të afërmit e aplikantëve, ndërkohë që fatura e pagesës i bashkangjitet aplikimit të dorëzuar nga ambasadën e Athinës. Tarifat e aplikimit për vizë i shkojnë kostos së procesimit të dokumentacionit dhe nuk janë të kthyeshme, pavarësisht nga rezultati pozitiv apo negativ i aplikimit. Qeveria australiane ruan të drejtën të ndryshojë tarifën pa lajmëruar më parë.