Andera Gjika, kryetarit të qarkut Vlorë: Ekzekuto vendimin për lirimin e rrugës për në shtëpinë time!

    499
    Sigal

    SARANDË: Kryetari i shoqatës së të persekutuarve të diktaturës në fshatin Mursi të komunës së Xarrës, Sarandë, Andrea Gjika, shkruan se gazeta “Telegraf”, ndryshe nga organet e tjera të shtypit që përqendrohen në metropol dhe qytetet e mëdha, zbret këmbëkryq tek zonat dhe fshatrat e thella, tek njerëzit e thjeshtë për të dëgjuar e transmetuar hallet e tyre, pa parë bindjet politike i majtë apo i djathtë, por shqetësimin dhe hallin ta bën publik. Kjo më shtyn që të dërgoj këtë letër të hapur për kryetarin e qarkut të Vlorës, z. Sadrit Danaj, në faqet e këtij organi.

    Letra e hapur

    “I nderuar z. kryetar i qarkut të Vlorës, z. Sadrit Danaj! Unë që po ju shkruaj hapur nëpërmjet shtypit, quhem Andrea Gjika, 82 vjeç nga fshati Mursi i komunës së Xarrës, Sarandë. U detyrova t’ju shkruaj hapur, për vetë faktin që problemi im vajti vite që zvarritet: Më kanë zënë rrugën për në shtëpinë time me një barrierë muri për të rrethuar bahçen e tij Thodhori Kote. Dokumentacioni i lanit të zhvillimit urbanistik të komunës këtë sipërfaqe e ka rrugë kalimi, si dhe ka qenë në kohën e socializmit, por edhe qëndrimi i kryetarit të komunës është në disfavor të tij. Është tentuar disa herë prishja e murit nga policia komunare, por përsëri harbutëria dhe marrëzia e Thodhoriut i ka zmbrapsur, duke më lënë mua të izoluar vite me radhë, madje pa më kursyer as ofendimet dhe dhunimet. Jam drejtuar edhe tek Inspektorati Ndërtimor i qarkut dhe dy inspektorët e Sarandës kanë ardhur e verifikuar në vend situatën dhe dokumentacionin e komunës, kanë kryer veprimet ligjore, procesverbalet e të cilave janë përcjellë në qarkun që ju drejtoni.

    I nderuar zoti kryetar i qarkut Vlorë!

    Jam në pritje të ekzekutimit të vendimit për lirimin e rrugës për të kaluar në shtëpinë time.

    Me respekt Andera Gjika”.