Rexhep Demetja: Letra që i drejtova Enverit si i papunë, alarmoi Komitetin Qendror

884
Sigal

DOSIER/ Flet ish valltari profesionist Rexhep Demetja: -Si emërohem kërcimtar profesionist në grupin e valleve të Filarmonisë Shqiptare

Në pranverë të vitit 1951, futet në punë në fabrikën “Misto Mame” si nxënës në ekonomi, kështu quheshin atëherë çirakët dhe ndihmësit e ustallarëve për të mësuar zanatin e marangozit. Atje pati fatin të njihte mjeshtër të mëdhenj si: Fatos Metohun (përgjegjës i repartit A të mobilierisë), Abdulla Krutanin, një usta i shkëlqyer i cili shpesh herë në pushimin e darkës u tregonte për torturat që i kishin bërë atij dhe disa shqiptarëve të tjerë në kampin famëkeq të Mat’hauzenit të Austrisë. Gjithashtu në repartin A të mobilierisë u njoh edhe me mjeshtër të tjerë si: Myslym Keqja, Besim Cara, Fadil Boja, Petrit Agalliu, Fahri Rema, Zyhdi dhe Tahir Tresa, Ferit Gjenia, Ferdinand Xhilaga etj. Nga fundi i vitit 1951, repartit A të mobilierisë iu largua nga puna normistja. Në këtë kohë, përgjegjësi i repartit Fatos Metohu, e thërret në zyrë duke i propozuar detyrën e normistit. Ky lajm për të ishte i papritur pasi atëherë ishte vetëm 16 vjeç dhe nuk kishte përvojën e një nëpunësi llogarie. Por, hera herës kishte fituar një farë përvoje në numërimin e normave që bënin marangozët kur normistja vinte dhe regjistronte rezultatet e punës së kryer. Deshi-s’deshi, përgjegjësi i repartit e bëri fakt emërimin si normist. Në këtë fabrikë punoi 18 muaj, maj 1951- nëntor 1952, vit i cili ndryshoi rrjedhën e të ardhmes nga punëtor në artist të skenës në fushën e koreografisë. Në këtë muaj emërohet kërcimtar profesionist në grupin e valleve të Filarmonisë Shqiptare, fal një përgatitje dy vjeçare 1950-1952, që kishte bërë në grupin amator të valleve të pallatit të kulturës “Ali Kelmendi” nën drejtimin e koreografit, Isuf Kullolli. Pa kaluar në jetën e tij si valltar profesionist, gjatë periudhës që punoi në fabrikën “Misto Mame” u aktivizua edhe si futbollist me skuadrën e kësaj fabrike, që në vjeshtën e parë të vitit 1952 doli kampione e Tiranës në kampionatin lokal të qytetit. Ky ekip nga e cila ka dalë mjeshtri i madh, Refik Resmja, përbëhej nga këta futbollistë: në portë Rexhep Demetja, mbrojtës: Shaban Tresa, Met Laska, Shyqyri Neli; në mesfushë Llambi Sabriu, Nuri Murthi, Tahir Tresa dhe Fahri Rema; sulmin e përbënin Ferit Gjenia, i cili më vonë u bë titullar i skuadrës “Puna” të Tiranës, Petrit Agalliu, Fadil Boja, Tofik Kazazi dhe Ferdinand Gjilaga.

 Si hyre në grupin e valleve të Filarmonisë Shqiptare?

Albert Z. ZHOLI

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf