Ambasada franceze: Mos qarkulloni para Parlamentit më 17 dhjetor, PD është në protestë

    358
    Ambasada franceze në Tiranë paralajmëron shtetasit franceze që të shmangin rrugën pranë parlamentit shqiptar për shkak të protestës së Partisë Demokratikë të lajmëruar më 17 dhjetor në orë 10:00.

    Ambasada franceze në Tiranë nëpërmjet faqes së saj zyrtare pasditen e së martës, shprehet: “Partia Demokratike do te organizoje këtë të enjte, me 17 dhjetor, ora 10:00, një demonstratë në frontin e parlamentit për të penguar miratimin e buxhetit 2016″.

    “Si rezultat i kësaj, ambasada franceze rekomandon shtetasit franceze të mos qarkullojne në këtë aks kryeqytetit”, thuhet në njofrimin e ambasadës francëze në Tiranë.
    Sigal