A mund të evoluojë njeriu, për t’u përshtatur me Marsin?

    70
    Të evoluojë nga përzgjedhja natyrore? Sigurisht që jo. Gjenet për të ndihmuar ndaj rrezatimit dhe gravitetit të ulët nuk janë të pamundura, dhe përfundimisht njerëzit ndoshta do të evoluojnë me këto përshtatje. Por evolucioni nuk do të na ndihmojë me atmosferën e Marsit. Përzgjedhja natyrore ka nevojë për një mjedis që vret të dobëtit, por lejon të fortët të mbijetojnë. Marsi nuk ka pothuajse fare atmosferë dhe aspak oksigjen, që do të thotë se është 100 për qind fatal për të gjithë. Do të keni në dispozicion vetëm tre minuta për të evoluar duke thithur CO2 para se të mbyteni, dhe pas kësaj nuk do të jepni ndonjë kontribut të mëtejshëm në grupin e gjeneve.
    Edhe nëse i mbani kolonizuesit e Marsit brenda një kubeje me presion dhe ndonjëherë, në mënyrë graduale, ulni presionin dhe përqendrimin e oksigjenit gjatë qindra mijëra viteve, kjo nuk do të na ndihmojë të evoluojmë. Përzgjedhja natyrore mund të zhvillojë mënyra më të mira, për të menaxhuar atë pak oksigjen, por nuk do të na japë kurrë qeliza që nuk kanë nevojë për oksigjen. Ne e “dogjëm” atë urë të evolucionit dy miliard vjet më parë. Ne do të përshtatemi me jetën në Mars duke përdorur teknologjinë, dhe në të vërtetë do të ishte më e lehtë dhe më e shpejtë për të shtuar oksigjenin në atmosferën e Marsit, sesa për ne që të evoluonim për të jetuar pa të!