Shuhet Bik Ndoja, sot homazhet në Teatrin “Migjeni”

593
Në orën 11.00 -13.00 në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës mbahen homazhet për artistin e merituar, të muzikës qytetare Bik Ndoja.
Ai lindi në 13 gusht të vitit 1925 dhe ishte një nga këngëtarët më të shquar të muzikës popullore shkodrane të gjysmës së dytë të shek. XX.
Bik Ndoja e filloi këngën që në moshë të vogël, dhe njihet për këngët “Si dukat i vogel je”, “Jare te due”, Kënga e Ded Gjo’Lulit, Oso Kukës, etj. Në vitin 1969 iu akordua titulli ” Artist i merituar”, ndërsa në vitin 2007 Qendra Kombëtare e veprimtarive folklorike i jep titullin “Interpretues i shquar i jares shkodrane.
Për herë të fundit Bik Ndoja mori pjesë në një aktivitet artistik në vitin 2014, atë të ” Ahengut Shkodranë”.
Sigal