Vidhet gjatë natës supermarketi në Lushnje, grabiten 970 mijë lekë

462
Grabitet gjatë natës një supermarket në Lushnje.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kongresi” gjatë orëve të vona të mbrëmjes së të dielës (27.12.2015) ku është vjedhur me thyerje nga persona të paidentifikuar supermaketi në pronësi të shtetasit E.Gj, 31 vjeç, banues në lagjen “Skënder Libohova“ Lushnje.
Sipas policisë, grabitësit kanë marrë xhiron ditore të biznesit, 970.000 lekë të reja.
Blutë kanë ngritur grupin hetimor dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Lushnje për veprën penale “Vjedhja”.
Sigal