Forcat irakene marrin bastionin e Shtetit Islamik, qytetin Ramadi

474
Forcat ushtarake të irakut kanë arritur të marrin në kontroll të plotë qendrën e ramadit, zonë e njohur si bastiton i Shtetit Islamik dhe e mbrojtur ashpër nga ektremistët të cilët i kanë bërë restistencë ofensifës ushtarake vendase. Lajmi u bë i ditur nga autoritetet ushatrake të Irakut, të cilët ishin të kujdeshsëm në shpalljen e fitores, pasi ka ende zona ku militanët po bëjnë rezistenecë.
Muhannad Haimour, zëdhënësi i guvernatorit të Anbarit tha se për shpalljen e një fitoreje të plotë duhet të kemi një njoftim nga zyra e kryeministrit, ndërkohë që xhepat e mbetur të rezistencës i përshkroi të dobët. Ai tha se zona është pastruar nga eksplozivët dhe se militantët kanë humbur fuqinë e nisjes së një ofensive kundër ushtrisë.
Një ditë më parë ushtria e Irakut mori nën kontoll një ish ndërtesë qeveritare, një fitore e rendësishme kjo e Irakut ndaj ektremistëve, pasi kompkesi gjigand prej kohësh ishte pikë startegjike e Shtetit Islamik. Sipas ushtrisë, militantët e shtetit islamik janë larguar në veri-lindje të qytetit, pas disa javësh përpjekje për të rimarrë kontrollin e plotë të qytetit.
Ramadi, i cili ndodhet 90 km në perëndim të Bagdatit dhe që përbëhet nga shumicë sunite, ra në duart e shtetit islamik në maj të 2015dhe që nga ajo kohë shihet si disfata më e madhe e forcave ushtarake irakene. Operacioni për të rimarrë kontrollin e qytetit ka nisur që në muajin nëntor dhe deri tani trupat qeveritare kanë rifituar disa qarqe të rëndësishëm.
Sigal