Anonymous: Evituam një sulm terrorist të ISIS në Itali

430
Grupi i hakerave “Anonymous” në faqen e tyre Operation Paris (#OpParis) në Twitter të krijuar menjëherë pas ngjarjeve të 13 nëntorit në Paris kanë informuar se kanë mundur të evitojnë një sulm të ISIS në shtetin italian.
“Këtë muaj po punojmë në heshtje. Evituam një atentat terrorist të ISIS në Itali e shpresojmë të bllokojmë të tjera”, kanë deklaruar ata në profilin tëitter, më 25 dhjetor ditën e Krishtlindjeve.
Aktualisht ky Twitter është eleminuar duke u zëvendësuar me një tjetër Twitter që informon se shumë shpejt grupi “Anonymous” do të japë detaje më të hollësishme mbi këtë operacion, shoqëruar dhe nga një video.
Sigal