Vdes nga i ftohti foshnja 3-muajshe e komunitetit rom

460
Një foshnje tre muajshe e komunitetit rom ka humbur jeten në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne. Burime nga policia bëjnë me dije se foshnja me inicialet M.M ka ndërruar jetë si pasojë e të ftohtit, në barakat e romëve në zonën e Shkozës.
Trupi i foshnjes është dërguar në morgun e kryeqytetit për t’iu nënshtruar autopsisë, ndërkohë që punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.Ndërkohë komuniteti i kërkon Bashkisë së Tiranës të mundësoi ceremoninë mortore të vogëlushit, për shkak të pamundësisë së familljes.
Banorët shprehen se gjatë këtij viti, 5 foshnje të këtij komuniteti kanë ndërruar jetë.
Po gjatë këtij muaji në datë 19 dhjetor, një tjetër foshnje ndërroi jetë për shkak të të ftohtit në Durrës, në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit”.
Njoftimi i plotë i policisë së Tiranës
Më datë 28.11.2015, në orët e para të mëngjesit, në një barake në zonën e Shkozës, një foshnjë me iniciale M. M, disa muajsh ka nderruar jetë.
Nga hetimet e para rezulton që shkak të jetë i ftohti në mjedisin ku jetonte foshnja. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes si edhe pergjigjen nga ekspertiza mjeko- ligjore. 
Sigal