“Beautiful Tirana” dhe kryetari i saj

615
Prof. Dr. Agron F. FICO, h.c.
Ne këtë shkrim nuk synohet të jepet një raport ose analizë e gjithë asaj punëve madhështore që janë realizuar në këta dy vjet në Tiranë nën drejtimin e zotit Veliaj, por disa përshtypje dhe mendime nga një qytetar që banon në Tiranë.
Fat nuk kanë vetëm njerëzit, fat mund të kenë edhe qytetet, kryeqytetet, shtetet etj. Shtetet e Bashkuar të Amerikës patën një bum ekonomik nën presidentin demokrat Bill Klinton, i cili në mbarim të afatit 8-vjeçar e la Amerikën me një buxhet plus 200 miliard dollarë dhe papunësia zbriti në nivelin më të ulët, 5.7 %. Fat pati Nju Jork magjik në luftën për zhdukjen e rrjetit mafioz dhe bandave të krimit të organizuar kur në krye të qytetit u zgjodh Rudi Xhuliani.

Fat dhe, si i thonë, fat mbi fat ka Gjermania që ka zgjedhur në tre legjislatura dhe pritet të zgjedhë në shtator për herë të katërt si kancelare zonjën Merkel, e cila e ka udhëhequr Gjermaninë drejt një ekonomie të zhvilluar dhe me një autoritet ndërkombëtar të lartë. Madje, surplusi i ekonomisë gjermane ngjalli edhe xhelozinë e Presidentit Trump, që e shprehu hapur në takimin e Brukselit. Thuhet në legjendat dhe gojëdhënat shqiptare se njerëzit që lindin me këmishë bëhen trima, bëhen punëtorë të mëdhenj dhe përçues të mesazheve të mirësisë dhe begatisë. Unë nuk e di si ka lindur Erion Veliaj, me këmishë ose pa këmishë, por si qytetar shikoj se Tirana, kryeqyteti ynë, pati fat, fat të madh, kur me shumicë dërmuese votash në zgjedhjet e lira zgjodhi si kryetar të saj zotin Erion Veliaj. Tek Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, spikasin dukshëm tiparet e fisnikërisë, të njeriut të përkushtuar, vizionar, energjik dhe punë bitisur. Margaret Theçer, kryeministrja e hekurt e Britanisë së Madhe, ka thënë dikur se evropianët udhëhiqen nga historia, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga filozofia, prandaj shoqëria amerikane është dinamike dhe në zhvillim të pandërprerë. Erion Veliaj udhëhiqet nga filozofia e punës në veprimtarinë zinxhir, të pandërprerë, në të gjitha aspektet e jetës së kryeqytetit. Ja disa elemente të kësaj filozofie: •Çdo dite nga një punë! •Të njëjtën vëmendje si në qendër dhe në rrethinat e qytetit, ose si shprehet ai se nuk mjafton të kemi një shesh Skënderbe në qendër, ndryshimet duhet bërë edhe në të gjitha 24 njësitë administrative të Tiranës. •Puna fillon nga lindja e jetës, nga çerdhet dhe kopshtet. Nuk ka nevojë të japësh shifra për të kuptuar se si janë transformuar dhe ndërtuar çerdhe me kushtet më optimale për foshnjat e çerdheve. Ato janë plot dritë, ngjyra, orendi elegante dhe ushqim dietik etj. Ndërsa kopshtet janë kthyer në qendra sa edukimi aq dhe mirë-jetese. Kjo u ka dhënë prindërve edhe siguri edhe kënaqësi, dhe i lejon të shkojnë në punë me energji pozitive. Dhe sot, pas dy vjetëve, të duken qesharake përpjekjet e një grup njerëzish, duke përfshirë edhe presidentin Bujar Nishani, që iu kundërvunë kopshteve, e veçanërisht atij në parkun e madh. Erion Veliaj është njeriu i punës që, siç thuhet, fle me punën dhe, sa agon dita, ora 6 nis punën. Ai ndeshet me vështirësi nga më të ndryshmet, nga forcat e së kaluarës te mentalitete meskine dhe vështirësi të tjera, por me forcën e vullnetit dhe energjinë e punës malet e vështirësive i kthen në kodra dhe pastaj këto kodra vështirësish, ngatërresash etj. i kthen në veprave për qytetarët e Tiranës, i kthen në korsi biçikletash, në parkime makinash, në gjelbërime, mbi 50 mijë pemë në dy vite etj., Kryesore është kujdesi për jetën e qytetarëve. Jeta e qytetarëve ndikohet nga këto tre elemente: ajri, uji dhe mjedisi. Me një plan masash të mirë-menduara ai ka realizuar një përmirësim të ajrit të kryeqytetit, duke filluar nga pakësimi shkallë-shkallë i lëvizjeve të makinave brenda qytetit, në hapjen dhe shtimin e korsive të biçikletave që, siç tha para disa ditëve, do ta ketë një nga objektivat kryesore të 2 viteve të tjera të mandatit. Po ashtu edhe shtimin e gjelbërimit, si me mbjellje të mijëra pemëve, ashtu edhe me krijimin brenda blloqeve të shtëpive të mjediseve të gjelbëruara. Madje, gjë kryesore është një përmirësim rrënjësor i regjimit të higjienës së qytetit, duke filluar nga pastërtia e qytetit nëpërmjet një rrjeti të tërë kazanësh modernë plehrash e gjer tek nxitja për një diferencim të këtyre mbeturinave. Qyteti i Tiranës po zgjerohet me ritme të shpejta, kështu edhe nevoja për ujë të pijshëm është kthyer në shqetësim të përditshëm të Kryetarit të Bashkisë. Organizimi i këtij sektori jetik është shoqëruar edhe me një sërë aktesh të tjera, që nga hapja e vijave të reja për ujin, gjer te zgjerimin dhe përmirësimin e tubave të ujit, të amortizuara. Pa dyshim, kërkohet që ne qytetarët të mirë-kujdesemi për ujin si element bazë të jetës duke shmangur shkeljet e shpërdorimet, që nga përdorimet për larje makinash, vaditje kopshte e keqpërdorime të tjera. Një vëmendje të veçantë Erion Veliaj i kushton brezit të tretë. Si ministër i mirëqenies sociale dhe i rinisë, përvojën e punës së atjeshme e solli edhe në Tiranë. Të moshuarit trajtohen me përparësi. Rritja e pensioneve nga Qeveria qendrore është shoqëruar edhe me hapjen e disa mensave në pika të ndryshme të Tiranës. Gëzohesh kur shikon se me përparëse vënë Kryetari ua ndan vetë ushqimin të moshuarve. Dhe kjo nuk është një shfaqje televizive, por një akt i lartë humanitar. Miratimi i buxhetit për shtëpi sociale, dhënie kredie me interes të ulët e të tjera janë disa hapa në aspektin social. Kujdes dhe interes të përhershëm zoti Veliaj tregon edhe për romët, egjiptianët etj., duke i strehuar gradualisht në shtëpi banimi dhe me mundësi që fëmijët e tyre të ndjekin shkollat. Rinisë, studentëve, u ka hapur pista të shumta për biçikletat, kënde sportive dhe sheshe basketbolli e volejbolli pranë shkollave etj. Bashkë me qeverinë qendrore po ndërton një kamp kompleks olimpik. Ne këtë shkrim nuk synohet të jepet një raport ose analizë e gjithë asaj punëve madhështore që janë realizuar në këta dy vjet në Tiranë nën drejtimin e zotit Veliaj, por disa përshtypje dhe mendime nga një qytetar që banon në Tiranë.

Kurora e këtyre punëve të bukura janë Pazari i ri dhe sheshi Skënderbe, të cilët presin përurim së shpejti. Gëzohem çdo ditë kur shkoj nga Pazari i ri, se banoj në rrugën “Tefta Tashko”, afër pazarit. Nga një magazinë e vjetruar… e qelbur dhe kaotike, Pazari i ri është kthyer sa në një qendër tregtare moderne aq edhe në institucion të kulturës së jetesës. Madhështia e sheshit Skënderbe është simfonia më e bukur e këtyre punëve, plot gjelbërime, një shesh me rasa guri, mozaik mbarë kombëtar. Tani edhe Tirana dhe Shqipëria do të kenë “Central Park” të vetin, që më kujton paksa atë të qytetit. Të Nju Jorkut. Habia, vlerësimet nga specialistë të huaj, si Kryetari i Bashkisë së Vjenës, Milanos etj., i japin një farë kuptimi edhe këtyre pak rreshtave modeste që shkrova për ndryshimet e pamasa, që kanë zbukuruar kryeqytetin tonë, nën drejtimin e Erion Veliajt, prandaj edhe titullin e shënova “Beautiful Tirana” dhe kryetari i saj.
Sigal