Robert Haxhi: E paskësha fatin tra..

766
Sigal

Xhaxho mos bëj si pa shkollë!
Sikur s’di more pisqollë,
Ku mi gjete këto shollë,
Me kaq material të hollë?

M’i ngrite supet, m’i ngrite!
Më bëre të ri në vite!
Shpirt e zemër mi kënite,
Me këto shollë xhedite!

Më shpëtove nga marazi
Dëgjove tu shtoftë gazi
Do filloj prap nga avazi
Do dal vërdallë nga gjimnazi

Do lyej shollët me xhel,
Do kapardisem si gjel,
Vërdallë gjimnazit do ngel,
Nga e hëna në të diel.

Nga Gëzimi, shok, o shok!
Më rreh zëmra mu si zog,
Nuk i lë të flenë në tok,
Po fle me shollët nën kokë.

Xhaxho me kokën mbi shollë,
Më kapit një gjumë i hollë,
Nga era si tharretirë
Shoh ëndrra deri në delirë.

Nga që vijnë era katua,
Bota gjithë m;u rrotullua,
E gjithë familja mbi mua,
Brohorasin thonë: “U zgjua!

Nga aroma mor jezit,
Fle gati tre net e ditë,
Sa ç’janë gjithë këta të mitë,
Hidhen përpjetë kur hap sytë.

Rrofsh xhaxho, se më kënaqe!
Botën në ëndrra ma shfaqe,
Herë në luftë e herë paqe,
Herë sikur shqepem apraqe.

Sa hap sytë bie sabah
I them vetes: Marshalla!
Me ti, o xhaxho vëlla,
E paskësha fatin tra….!!!