Hyskë Borobojka/ Për njoftim e për veprim

500
Sigal

Në sallën e madhe të partisë, kishin zënë vend i gjithë grupi i deputetëve të pozitës. Secili prej tyre, i ulur në karriken-kolltuk, sytë dhe veshët i mbante tek dera, nga  pritej çast pas çasti, të vinte kryetari me lajme e njoftime të reja. Heshtia dhe qetësia ishte aq e madhe, sa edhe gazetarët e gazetarkat të shoqëruar nga kameramanet, përpiqeshin të mos e prisnin heshtjen duke ecur në majat e gishtave, sikur nuk donin ta lëndonin sixhadenë e shtruar.

          -Ç’të reja do të na sjellë kësaj here kryetari ynë? – i pëshpëriti me zë të ulet në vedh njeri nga deputetet tjetrit.

          Ai nuk i dha asnjë përgjigje, vetëm tundi kokën sikur donte t’i thoshte mos hyre në “arën’ e njëshit. S’kaloi shumë dhe në korrnizën e derës u duk vetë dora, kryetari. Të gjithë sa ishin në sallë u ngritën në këmbë për ta nderuar dhe u ulën, si me suste, pas isharetit që ai u dha me dorën e djathtë.

          -Të nderuar zotërinj deputetë! – e nisi ai njoftimin, duke e shoqëruar me pëllëmbët e të dyja duarve. – Nga vëzhgimet, studimet dhe kostatimet që kemi bërë, po u them me keqardhje se arka e shtetit ka mbetur bosh, aq sa po të bjerë miu në të thyen turinjtë!?

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf