Përralla e imunitetit

585
Sigal

S’është nga imuniteti,

Që ka marrë të krisur shteti,

Drejtësia kë ka dashur,

Për hetime e ka pasur!

Por asnjë shtetar për fare,

Ndonjë dënim nuk ka marrë,

Drejtësia a s’na talli,

Nxorri Metën si kristali?!

Gjyqi i Bashës që është yll,

Për proçedura u mbyll,

Kushka fronin, miku im,

E gjen rrugën për shpëtim!

Prit se për pak lajthita,

Është dënuar opozita,

Është paditur, është gjobitur,

Se kusarët ka goditur!

Imuniteti tani,

Është thjeshtë demagogji:

“Korrupsionin lufton shteti,

Por s’e lë imuniteti!”

Në dy faqet të puthtë halla

O Sali që tregon përralla,

Vetë e ke thënë se ku ka ligje,

Domosdo që ka dhe shtigje!

Në ket’ vapë e në kët’ gusht,

Nuk u votua një kusht,

Një detyrë nga BE,

Ata që tallen me ne!

Imuniteti, o trim,

S’duhet të ketë kufizim,

Se gjithë njerëzit more bojë,

Paraligjit janë njëlloj!

Gjersa kemi këtë Nen,

Nuk shikoj ndonjë problem,

Se pengon imuniteti,

Ndaj s’i kap kusarët shteti!