Tiranë/ Mbahet Konferenca Kombëtare për Turizmin në Shqipëri

730
Me rastin e 10-vjetorit të krijimit, Unioni i Operatorëve Turistikë Shqiptarë, organizoi sot Konferencën kombëtare me temë, “Menaxhimi i sezonalitetit të turizmit shqiptar”, me qëllim nxjerrjen në pah të përparësive që ka turizmi shqiptar, përvojat përgjithësuese të eksperiencave gjithëvjetore që ofrojnë turizmi rafting, ai i biçikletave, turizmi i gjelbër me ecjet malore në Alpet Shqiptare e zona të tjera kodrinore-malore, turizmi i dëborës dhe rëndësia që merr zgjerimi i sezonalitetit në turizmin e rërës dhe detit në plazhet e Vlorës, Rivierës, Sarandës, Durrësit.
Gjithashtu në konferencë u diskutua zhvillimi i agroturizmit, turizmit rural, çmimet konkuruese të shërbimeve hotelerike, gërshetimin dhe afërsinë e plazheve shqiptare me qendrat e rendesishme historike e arkeologjike, cilësinë e ushqimeve bio në restorantet shqiptare, mikpritjen tradicionale shqiptare etj.
Pjesëmarrës në këtë Konferencë janë, nga të gjitha agjensitë turistike shqiptare, anëtare të UOTSH, si dhe të ftuar nga donatorët ndërkombëtarë, që kanë projekte e ndikim direkt me fushën e turizmit, nga Ministritë dhe Institucionet e tjera qendrore shqiptare, nga ambasadat e organizatat e tjera të akredituara në Tiranë.
Sigal