Ahmetaj: “Programi, mbështetje e fortë për reformat dhe për modelin e ri ekonomik”

741
Dje është miratuar nga Bordi i Bankës Ndërkombëtare për Zhvillim dhe Rindërtim, ndryshe Banka Botërore, Korniza e Partneriteti me Shqipërinë, për periudhën 2015-2019. Gjatë kësaj periudhe 5 vjeçare, Banka Botërore ka aprovuar një program huadhënieje deri në 1.2 miliardë USD, thënëspecifikisht “në mbështetje të aspiratave të Shqipërisë për të arritur rritje të qëndrueshme ekonomike dhe integrim në Bashkimin Evropian. Bordi i Drejtorëve të Bankës Botërore ka mirëpritur progresin e Shqipërisë në muajt e fundit në implementimin e reformave makro-fiskale dhe strukturore dhe vlerëson angazhimin e thellë të Qeverisë Shqiptare në mbështetje të këtyre reformave që duhet të ishin nisur kohë më parë.”
Ky është një lajm shumëi mirë në shumë drejtime për ekonominë dhe qytetarët shqiptarë:
Së pari sepse këto fonde ofrohen me interesa tepër të vogla, në mbështetje të zhvillimit dhe të arritjeve të deritanishme. 1.2 Miliardë USD hua nga Banka Botërore do të mundësojnë avancimin e reformave dhe të masave që po merren nga qeveria në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm dhe të modelit të ri ekonomik.
Së dyti, huaja do të mbështetet mbi ecurinë e reformave, pra është një garanci shtesë për të gjithë qytetarët shqiptarë se do të vazhdohet intensivishtnë rrugën e nisur, për të sjellë një model funksional ekonomik, në rrugën pa kompromis të reformave në shërbim të qytetarëve dhe të sundimit të ligjit.
Së treti tregon një diferencë të skajshme me programet që ishin kërkuar dhe konsideruar me qeverinë e mëparshme, duke treguar një besim në rritje jo vetëm nga Banka Botërore, por edhe nga të gjithë partnerët e tjerë ndërkombëtarë të vendit. Kjo në afatgjatë (pasi siç e theksova është mbështetje në 5 vitet në vijim) është një tjetër tregues se jemi në drejtimin e duhur.
Vetë Banka Botërore thekson se: “Shqipëria ka një mundësi historike për tu larguar nga e shkuara dhe për të përshpejtuar zhvillimin dhe integrimin në Bashkimin evropian. Kjo kornizë partneriteti me Bankën Botërore, i përgjigjet kësaj mundësie dhe mbështet prioritetet e vendit.
Programi 5 vjeçar do të ketë si kolona të tij qëndrueshmërinë fiskale dhe stabilitetin financiar. Nga ana tjetër, do të ketë një fokus të veçantë tek mbështetja dhe rritjes së sektorit privat, një prioritet i përsëritur i qeverisë, që ka ndërmarrë politika zhvillimore nga dita e parë e mandatit të saj. Këtu dua të theksoj se do të punohet për rritjen e konkurrueshmërisë dhe për krijimin e vendeve të reja të punës. Viti i kaluar, viti 2014, ishte një vit shumë i rëndësishëm për rritjen e vendeve të reja të punës. Janë rritur gati 10 për qind vende të reja pune, rekord në 22 vite.Kolona e tretë është forcimi i sektorit publik dhe i implementimit të shërbimeve. Përmirësimi i klimës së biznesit është një nga elementët kryesorë të këtij programi që do të mbështetet drejtpërsëdrejti nga Banka Botërore.
Po kështu do të ketë një fokus mbi formatin e Partneriteteve Publike Private, një paketë ndryshimesh që do të kalojë së shpejti në Parlament dhe që do të ndryshojë tërësisht marrëdhënien e sektorit privat me atë publik përsa i përket koncesioneve, mbështetjes së sipërmarrjeve të vogla dhe tërheqjessë investimeve të huaja të drejtpërdrejta.
Këto janë pika fokusi që janë dakordësuar dhe bashkërenduar me qeverinë, pasi deri në fund të Qershorit do të kalojnë në Parlament një numër ligjesh dhe ndryshimesh ligjore që do ta bëjnë patjetër Shqipërinë një vend më tërheqës për investitorët e huaj, duke filluar nga ligji i Zonave të Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjik që kaloi në komisione javën e kaluar dhe do tëkalojë javën që vjen dhe seancë. Është ligji i turizmit gjithashtu, një ligj organik mbështetës për industrinë e turizmit, dhe është ligji kuadër i investimeve strategjike, që afron garanci maksimale juridike për investitorët e huaj dhe afron korsinë e shpejtë në morinë e burokracive të administratës. 
Në bashkëpunim me Bankën Botërore, por edhe me partnerë të tjerë, po punohet që Shqipëria të ketë zhvillim në disa nga sektorët kyçë të ekonomisë, nga turizmi tek energjia, nga arsimi profesional, tek bujqësia, prodhimi, manifaktura dhe patjetër eksporti. 
Besoj se kjo kornizë bashkëpunimi 5-vjecare, një garanci e shtuar për besimin që kanë institucionet ndërkombëtare te qeveria dhe tek vendosmëria për të marrë reforma, do të shtojë më shumë pritshmërinë nga Shqipëria, paralelisht me mundësitë dhe me potencialin. Qeveria mbetet tërësisht e angazhuar në reformat strukturore për t’i dhënë fund paligjshmërisë dhe për ta kthyer ekonominë në ritmet historike të rritjes. 
Pas programit me Fondin Monetar Ndërkombëtar, ky program me Bankën Botërore ka siguruar mbështetje të fortë për reformat dhe për modelin e ri ekonomik të Shqipërisë, duke sjellë rritje ekonomike të qëndrueshme, punësim dhe përmirësim të mirëqenies të të gjithë qytetarëve shqiptarë.
Aprovimi i këtij programi dje ishte dhe një përgjigje për të gjithë skeptikët apo ata që kërkojnëtë baltosin të gjithë atë përpjekje intensive të qeverisë Shqiptare për të kthyer ligjshmërinë dhe shtetin ligjor.
Sigal