Tatimet kontrollojnë 610 biznese për 10 ditë, me shumë se 50% më shkelje

354

Gjatë 10 ditëshit të fundit të muajit tetor Administrata tatimore ushtroi 610 kontrolle në njësi të ndryshme të biznesit, nga zbuloi se 355 prej tyre ose më shumë se gjysma janë gjetur me shkelje. Sipas burimeve zyrtare nga inspektimet u gjetën 50 subjekte të paregjistruara në organet tatimore. 80 tatimpagues të tjerë u penalizuan për shkeljen e mos lëshimit të kuponit tatimor (rasti i parë), ndërsa  2 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për mos lëshim kuponi tatimor (hera e dytë).40 tatimpagues janë penalizuar pasi janë konstatuar me punonjës të padeklaruar, nga të cilët 34 subjekte janë të përgjegjësisë tatimore “biznes i vogël” dhe 6 subjekte janë të përgjegjësisë tatimore “biznes i madh”.11 tatimpagues janë konstatuar se nuk kanë pasur të instaluar pajisjet fiskale dhe 13 tjerë nuk i mbanin pajisjet fiskale në gjendje pune.63 tatimpagues janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor. Drejtoria e përgjithshme e Tatimeve njofton se strukturat e Monitorimit në Terren vijojnë kontrollet në të gjithë vendin. Pak ditë më parë Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj tha se përgjatë pjesës së mbetur të vitit, deklarimi i punonjësve në skemën e sigurimeve shoqërore dhe deklarimi i pagës reale të tyre do të jetë në fokus të Planit Operacional kundër informalitetit për pjesën e mbetur të vitit 2019. Sektorët e call center, fasonerisë dhe ndërtimit përfshijnë subjektet me numrin më madh të punonjësve dhe inspektimet do të fokusohen në këto tre sektorë, sa i përket zbatimit të detyrimeve të legjislacionit për punën. Deri në fund të muajit dhjetor do të inspektohen për deklarimin e punonjësve, subjektet e evidentuar nga analiza e riskut për deklarimin e punonjësve, deklarimin e pagave dhe përmbushjen e detyrimeve ndaj organeve tatimore.