“Parajsat Fiskale” : Nga Shqipëria në 28 vitet e fundit kanë dalë jashtë vendit mbi 30 miliard $ me pronarë të panjohur

929
Sigal

Kreu i Konfindustrisë  Gjergj Buxhuku shpreh shqetësimin për ndërprerjen pa asnjë shpjegim publik të nismës ligjore për zbulimin e pronarëve të vërtetë të kompanive të ashtuquajtuara “guacka” të regjistruara në parajsa fiskale, që veprojnë në Shqipëri. Nisma ligjore, me ndërhyrjen dhe trysninë e drejtpërdrejtë të agjencive të specializuara të BE, ka filluar të trajtohet në Qeveri dhe deri në komisionet e Kuvendit të Shqipërisë mbi nje vit më parë, por më pas është ndërprerë pa asnjë shpjegim publik. Konfindustria ka kërkuar publikisht në mënyrë të përsëritur prej pothuaj 3 vitesh domosdoshmërinë e ndalimit të kompanive të regjistruar në parajsa fiskale në përfitimin e tenderave publike, koncesioneve, PPP, etj. Gjithashtu, është kërkuar bërja publike e emrave të pronarëve të vërtetë të kompanive “guackë” të pranishëm në sektorë strategjikë të ekonomisë së vendit dhe përfitues të financimeve publike dhe licencave shtetërore të të gjitha llojeve. Prania e kompanive të regjistruar në parajsa fiskale është mjaft  e përhapur në të gjitha sektorët strategjikë të ekonomisë shqiptare si prodhim, përpunim dhe tregëti të hidrokarbureve, në sistemin financiar, infrastrukturë, mbetje, energji, etj. Pasojat e peshës së madhe dhe në rritje të kompanive “guacka” në ekonomi janë mundësia për korrupsion të përmasave të mëdha, prishja e konkurencës në treg, rritja e rreziqeve financiare për buxhetin e shtetit dhe qytetarëve, pastrim i parave dhe deri te problemet me natyrë të pastër gjeostrategjike dhe sigurisë kombëtare. Rreziqet e ardhura nga prania e kompanive “guackë” shtrihen drejtpërdrejt dhe në kapje të medias, politikës dhe vetë shkatërrimi i demokracisë.

“Parajsat Fiskale” :  Nga Shqipëria në 28 vitet e fundit mund të kenë dalë jashtë vendit mbi 30 miliard $ të nxjerra dhe ë vendosura në pjesë të madhe në “parajsat fiskale” me pronarë të panjohur. Pse u bllokua dhe nga kush  nisma ligjore për zbulimin e pronarëve të vërtetë të kompanive të ashtuquajtuara “guacka” të regjistruara në parajsa fiskale, që veprojnë në Shqipëri….

Konfindustria vlerëson se sipas të dhënave, që qarkullojnë në media dyshohet, se nga Shqipëria në 28 vitet e fundit mund të kenë dalë jashtë vendit mbi 30 miliard $ të nxjerra dhe ë vendosura në pjesë të madhe në “parajsat fiskale” me pronarë të panjohur. Një pjesë e tyre nga trysnia e procesit të vettingut në sistemin e drejtësisë, mund të jenë rifutur në vend, duke sjellë forcimin e fortë dhe të panatyrshëm të monedhës kombëtare Lek ndaj Euro-s dhe Dollarit amerikan me gjithë pasojat e rënda afatgjatë për ekonominë kombëtare.