Murat Koltraka/ Qyteti ilir i Gradecit, në prag të dënimit me vdekje

1344
Këto ditë në skenë ka dalë HEC i Katundit të Ri. Zona që mbytet nga liqeni i këtij hidrocentrali fundos përjetësisht nën ujë thesare të historisë, jo vetëm me rëndësi lokale, por sidomos kombëtare. Arkeologu Iljaz Kaca në librin “Dibra në faqet e një ditari arkeologjik” jep kontribut të rëndësishëm në evidentimin e vlerave të trashëgimisë arkeologjike në Dibër. Burimi më i hershëm si fillim i jetës në këtë territor është fshati Burim, vendbanim i neolitit të hershëm. Gjurmë të prehistorisë ka dhe në disa vise të tjera, që fundosen nga rezervuari i Katundit të Ri. Vend kryesor në këtë zonë që mbytet nën ujë zë qytetërimi ilir. Përmendim qytetin e fortifikuar ilir të Gradecit, qytezën (qytetin) e Hoteshit, Videnit, të Vojnikës, të Cetushit e të tjerë. C’na sjell arkeologu I. Kaca vetëm për fshatin Gradec.

Gradeci prehistorik

Fshati Gradec shtrihet ndërmjet Drinit të Zi dhe përroit të Maqellarës. Gjetjet arkeologjike, si vegla stralli të latuar, fragmente me shumicë enësh prej balte të pjekur, maja heshtash, gjurmë të bujqësisë e të tjera faktojnë këtë vend si vendbanim të periudhës së bakrit. Emri Gradec është vënë nga sllavët nga shek. i VII, që do të thotë qytezë. Gradëci ishte qytet ilir i fortifikuar. Në gjuhën popllore ky qytet njihet më emrin “Kisha e Gradëcit”, mëqënësë në këtë vend ekzistojnë rrënojat e një kishe të lashtë, kurse nga arkeologët emërohet, qyteti i Gradecit. Ky qytet i lashtë ilir shtrihet mbi një kodrinë të butë me drejtimin lindje – perëndim. Pjesa perëndimore e tij është shkëmbore dhe bie thikë mbi Drinin e Zi. Qyteti ka qenë i fortifikuar, i rrethuar me mure nga jugu në veri në gjatësinë 1500 m. Më të dukshëm janë 5 mure rrethues me gjatësinë 33.5 m, me gjerësinë e mureve nga 1.5 deri në 2 m. larg me njëri tjetrin në distancën prej 6.5 m, të cilët pasi përshkojnë një pjesë të sipërfaqës së qytetit zbresin thikë në Drinin e Zi. Ana e jashtme e mureve është më gurë të zgjedhur me faqe të rrafshtë, me copa tullash e tjëgullash të lidhura më ilaç gëlqëreje, që thërmohet lehtë. Në një sipërfaqë të rrafshtë me mbi 2 000 m katror, ku duken qartë mjedise banimi, me qeramikë të pasur, me toponimin “Rafshja e Krushkavë”, banorët vendas shpjegojnë, se këtu kanë qenë dyqanet. Në majën e kodrës bie në sy një banesë për të cilën arkeologu mendon se ka qenë kishë, dera e së cilës është nga ana e Drinit të Zi. Tek kjo derë, ku thesarkërkuesit kanë bërë kërkimë, ka mendimë se ekziston një tunel (momentalisht i bllokuar me një mur), që lidhte këtë qytet me qytetin e famshëm ilir të Grazhdanit, pak më në lindjë të Gradëcit. Për këtë flet një dëshmi e ish normalistit Adem Shehu nga Vlesha. Në intervistën e vitit 1973, thuhet së në vitet 1933-35 ai është futur në këtë tunel, ka ecur në të, pastaj është kthyer mbrapsht për mungesë ndriçimi. Hyrja, ka thënë Ademi, ndodhet në anën e Drinit të Zi, aty ku është toponimi “Dera”. Ky tunel mund të këtë shërbyer për lidhjet me qytetin ilir të Grazhdanit në lindje të Gradecit, që ishtë i dyti pas Durrësit në tërë rajonët ilir me mbi 10 000 banorë, me sipërfaqë mbi 32 ha, me mure rrethues më gjatësinë 2550 m dhe me 44 kulla mbrojtës. Ky vend i fortofikuar me 5 mure rrethues ka shërbyer si seli në të cilën feudalë të shquar të kësaj krahinë merrnin vendime për luftë kundër pushtuesvë të huaj dhe atyrë vendas. Për hërë të parë Gradeci është vizituar nga Bep Jubani në 1972. Nga kjo kohë e më pas është mbledhur lëndë e pasur arkeologjike, që dëshmon jo vetëm ekzistëncën e këtij qyteti të lashtë lir, por dhe nivelin e lartë të kulturës qytetare ilire.

Të dhënat e pakontestueshme

– Në oborrin ë shtëpisë së B. Biçit ruhet një pjesë e një shtyllë cilindrike mermeri 49 cm e lartë dhe me diametër 40 cm, e kthyer në dibek.
– Në Gradëc është gjetur kapiteli korintik që ndodhet në MHP dhe emblema e Gropajve të famshëm zotërues të Dibrës në shekujt XIII-XIV, e ekspozuar në pavionin e muzeut arkeologjik të Peshkopisë.
– Në sipëfaqen e rrafshtë të qytetit masivisht janë gjendur pjesë pitosash punuar me teknikë të lartë dekorative.
– Në të gjitha pikat e Gradëcit gjenden enë të formave të ndryshme punuara më shumë mjështëri për kohën të cilës ata i përkasin.
– Gjenden tulla e tjegulla të formave e dimensioneve të ndryshmë të punuara me teknikë të larte, si dhe material tjetër arkeologjik.
– Arkeologu Kaca dhe të tjerë të ardhur në Gradec pohojnë se kemi të bëjmë me një qytet ilir të fortifikuar që daton në shekujt I-IV pas Krishtit. Jeta dhe veprimtaria e këtij qyteti ka vijuar edhe në shekujt e mëvonshëm.
Pasuritë e tjera në Dibër

Nuk është vetëm Gradeci, që flet për kulturën qytetare ilire. Rrënjë të qytetërimit ilir ka edhe në Vojnikë, në Hotesh, Cetush, Viden e të tjëra, para të cilavë është shfaqur hija e vdekjes së tyre nga një HEC me emrin Katundi i Ri. Ndërtimi i kësaj vepre u rrëmben dibranëve jo vetëm pronat, por edhe kulturën, historinë, traditat, identitetin e tyre. Aristoteli shkruan së “është fisnikëri për një komb, kur të parët e tij janë autoktonë”. Nuk të besohet se dibranët e mëndjes, të trimërisë, të besës, do pranojnë t’u nëpërkëmbet tërë ajo trashëgimi e pasur e transmetuar brez pas brezi, nga një kompani turke. Çdo brez i trashëgon brezit pasardhës diçka vitale nga vetja. Vendbanimet historikë janë të virgjëra, të pastudjara për mungës investimsh në fushën e arkeologjisë. A duhet të fundoset përjetësisht në ujë tërë ajo pasuri e kësaj zonë në mijra vite, që toka ruan me besnikëri brenda vetes, aq më tepër që këtu përfaqësohet më së miri çdo epokë ku ka kaluar shoqëria njerëzore? Logjikisht është e pamundur. Kush mohon historinë e një populli, ka mohuar ekzistencën e tij. Kudo në botën e qytetëruar tregohet kujdes i veçantë ndaj historisë së popullit të vet, respekt maksimal, investim nga shteti dhe mbrojtje me ligj. Në Dibrën e Madhë, në Fushën e Udovës arkeologët e atjeshëm patën evidentuar një qytet të lashtë ilir. Sllavët më një gur vranë dy zogj. Ndërtuan HEC –in e Spilës për të prodhuar pak energji dhe më shumë se kaq për të zhdukur një qytet të lashtë ilir. Arkeologët sot duan ta studjojnë, por nuk mundën, pasi mbi të rëndon pesha e rëndë e ujit, errësira e përjetshme, që e bën të pamundur studimin. Urojmë të mos ndodh kështu dhe me Gradecin tonë, me Hoteshin, Vojnikën, Cetushin e të tjerë. 
Sigal