Kriza po dëmton turizmin, pasojat do ndihen në prenotimet e vitit 2020

193

Edhe pse fluksi i turistëve të huaj në katër muajt e parë të vitit ishte pozitiv, agjencitë e udhëtimeve druhen se kriza politike mund ta dëmtojë turizmin në afatgjatë.

Në katër muajt e parë të vitit numri i udhëtarëve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri u rrit me me 7.4 për qind krahasuar me vjet. Sipas Mehmetit, shumica e rezervimeve nga turistët e huaja janë bërë para krizës dhe nuk mund të anullohen lehtësisht.

Por sipas Mehmetit efektet negative të krizës dhe përplasjeve të dhunshme politike mund të ndihen duke filluar që nga viti i ardhshëm.

Aktualisht operatorët e huaj janë duke bërë planet për 2020 dhe po mendohen do ta mbajnë apo jo Shqipërinë në planet e tyre si destinacion.

Turizmi është një nga burimet kryesore të valutës në Shqipëri. Vitin e kaluar ekonomia shqiptare përfitoi 1 miliardë e 850 milionë euro të ardhura bruto nga turizmi cka përbën nivelin më të lartë historik.