Banka e Shqipërisë/ Ja kalendari i temave kryesore të 2014-s

359

Banka e Shqipërisë ka bërë publik kalendarin e temave dhe çështjeve që do të analizojë gjatë vitit 2014. Sipas BSH-së, temat kryesore që do te diskutohen gjatë këtij viti, janë: Analiza mujore e zhvillimeve financiare të sistemit bankar, Politika Monetare e Bankës së Shqipërisë për 6-mujorin e dytë të vitit 2013; Stabiliteti i sistemit financiar në Shqipëri për 6-mujorin e dytë të vitit 2013; Struktura dhe gjendja e monedhës në qarkullim në fund të tremujorit të parë dhe parashikimi për fundvitin 2014; Rishikimi i Programit Monetar për vitin 2013 etj.

BSH-ja bën të ditur se temat e rëndësishme në mbledhjet e Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë pritet të jenë analizat mbi Raportin Vjetor të Mbikëqyrjes Bankare; Raportin 6-mujor të zhvillimeve ekonomike e monetare; Rishikimi i Programit Monetar të Bankës së Shqipërisë për vitin 2013; Raporti i ekzaminimeve të kryera nga Departamenti i Mbikëqyrjes të Bankës së Shqipërisë, në bankat tregtare, etj..

Banka Qendrore njofton se mbledhja e parë e Departamentit të Mbikëqyrjes të Bankës së Shqipërisë për këtë vit do të zhvillohet në fund të Janarit, ku tema kryesore do të jetë “Zhvillimi ekonomik dhe sfida për rritjen ekonomike në vend”.