Shteti i bankierëve, opozita dhe nëpërkëmbja e qytetarëve

612
Sigal

Kriza në të cilën bankat e nivelit të dytë kanë futur vetveten duket si e pashpresë për rimëkëmbje. Kjo është aq e vërtetë saqë vetë Bankat që kanë dhënë kredi nuk po krijojnë dot frymëmarrjen dhe janë në prag të falimentimit. Dhe zgjidhjen e kërkojnë tek shteti, ku këtij të fundit i kërkohet që të ndërhyjë dhe të nëpërkëmbi gjykatat për të rregulluar zullumet e bankave dhe nëpunësve të korruptuar të saj. Përse bankat nuk kanë çuar qoftë edhe një agjent të dhënies së kredive për matrapazllëqet që janë bërë nga këta të fundit në bashkëpunim me klientët. Është fare e thjeshtë dhe i ditur fakti se shumë prej bankierëve merrnin përqindje në këmbim të dhënies së kredive, por askush nuk u denoncua nga bankat në organet e hetimit. Madje, ka pasur edhe ndërhyrje në media që të mos e pasqyroni si lajmë se prishet imazhi. Dhe ja tani jemi para një fakti që bankat nuk mbledhin paratë e tyre, pasi i kanë adresuar një pjesë të tyre tek qytetarë të pandërgjegjshëm dhe matrapazë të lidhur sigurisht me nëpunësit e bankës. Nuk ka asnjë të drejtë Ministria e Drejtësisë apo KLD-ja të veçojë rastet e vendimeve të gjykatave në marrëdhëniet klient-bank. Nëse ka shkelje apo padrejtësi ato duhen trajtuar të gjitha njolloj dhe pa asnjë dallim. Përpara ligjit të gjithë janë dhe duhet të jenë të barabartë. Si ka mundësi që ish- KLD-ja e Topit nxjerr një urdhëresë në kundërshtim me ligjin dhe thotë që të mos pranohen ankesat e qytetarëve gjatë muajve të verës për vendimet që jep gjykata për ekzekutimet në mbrojtje të bankave. Por a e di KLD-ja dhe Ministria e Drejtësisë që një matrapaz ka falsifikuar dhe paraqitur dokument hipotekor fals duke vënë kolateral shtëpinë e komshiut? Dhe kur vjen përmbarimi gjen qytetarin në shtëpinë e vetë do të nxjerrë nga shtëpia (komshiun) dhe megjithëse dokumentet janë bërë false nga qytetari që ka marrë kredinë në bashkëpunim me agjentin e kredive të bankës, ky i fundit që s’di gjë se çfarë është bërë nuk ka të drejtë të ankohet dhe se gjykata nuk duhet t’i pranojë padinë se kështu ka vendosur KLD-ja me urdhëresë. Po ku ka njeri në këtë shtet t’i heq të drejtën e animimit qytetarëve me një urdhëresë që bie në kundërshtim të hapur me Kodin Penal dhe Civil të Republikës së Shqipërisë? Po këtu shteti i rrumpallës bënë ç’të dojë sepse mungon opozita. Kjo opozitë duhet të rri natë e ditë në këmbë dhe pranë njerëzve që janë pa bukë dhe tu kthejë atyre shpresën e humbur. Por opozita nuk flet. Dhe arsyeja dihet. Ajo është e kapur nga disa gangsterë që drejtojnë bankat dhe nuk kërkon të përplaset pasi këta të fundit i tregojnë transfertat milonëshe në bankat e huaja dhe kreditë me interes zero për vetë dhe të afërmit e vetë. Përse nuk fletë ministria e Drejtësisë dhe KLD-ja për kontratat e njëanshme dhe plotë marifete që bankat kanë bërë duke përfituar nga mosnjohja e ligjeve prej qytetarëve. Ku është guvernatori me arsim bujqësor i Bankës së Shtetit? Le të shohin skandalin e Bankës Credins dhe të dalë në konferencë shtypi Guvernatori. Le të tregojë dhe të bëjë publike edhe  bilancin e institucionit të vetë dhe shpenzimet. Le të shohë edhe kontratat e bankës kombëtare tregtare dhe të turqve që na hiqen si vëllezër. T’i shohin të gjitha dhe pastaj të kërkojë ndërhyrjen tek gjyqësori që pa dashje na kujtuan partinë -shtet të kohës së Enverit.