Xheladin Çelmeta/ “Çeta e Pezës”, formacioni i parë antifashist në Shqipëri dhe Europë

754
Çeta antifashiste e Pezës, e para në Shqipëri dhe në Europë, si formacion luftarak kundër fashizmit u krijua në Pezë, më 5 qershor 1940 nga “Heroi i Popullit” Myslym Peza. Kjo çetë, ka hyrë në historinë e Shqipërisë, si formacioni luftarak që kreu mjaft aksione të guximshme kundër fashistëve italianë. Mes betejave të shumta të saj, më të përgjakshmet kanë qenë: beteja e parë e 16 marsit 1941, si dhe ajo e “Operacionit të 14 mijë” forcave fashiste kundër Pezës. Është për t’u theksuar se në këtë periudhë, kur çeta e Pezës po rritej e fuqizohej dita-ditës, autoritetet fashiste dhe kuislingët bënë ç’është e mundur për ta joshur Myslym Pezën dhe trimat e tij, me ofiqe, poste e grada, për ta bërë atë për vete, por pa asnjë dobi. Antifashistët pezakë, kishin dhënë një besë: Besën për Atdheun, për vendin e tyre dhe këtë besë nuk e këmbenin me asgjë. Ata qenë betuar se do t’i qëndronin besnikë një ideali; idealit të lirisë, luftës për Atdheun, pa okupatorë, pa kolaboracionistë.
Lexoni për më tepër gazetën Telegraf
Sigal